Gospelimages (Imazhe Ungjilli) është i përkushtuar për përhapjen e mesazhit Biblik sa më gjërësisht që të jetë e mundur përmes pikturave, por jo për arsye përfitimi. Përmes dyqanit të web-it është e mundur të blihen riprodhime të cilësisë së lartë në kanavacë të pikturës së zgjedhur. Të gjitha të ardhurat nga të drejtat do të jenë të disponueshme tek GlobalRize, “duke tejshkuar botën për Krishtin online”. www.globalrize.org Ju po largoheni nga website-i.
Kthehu te indeksi
Shkarkoe imazhin falas
Jezusi dhe Zakeu
Luka 19:5
Dhe kur Jezusi arriti në vend, i ngriti sytë, e pa dhe i tha: “Zake, zbrit shpejt poshtë, sepse sot duhet të rri në shtëpinë tënde”.Teksti i plotë i biblës
Luka 19: 1-10
1Dhe Jezusi hyri e po kalonte nëpër Jeriko; 2dhe, ja, një njeri i quajtur Zake, i cili ishte kryetagrambledhës dhe ishte i pasur. 3Dhe ai kërkonte të shihte se kush ishte Jezusi, por nuk mundi për shkak të turmës, sepse ishte i vogël nga shtati. 4Atëherë rendi përpara dhe u ngjit në një man për ta parë, sepse ai duhet të kalonte andej. 5Dhe kur Jezusi arriti në vend, i ngriti sytë, e pa dhe i tha: “Zake, zbrit shpejt poshtë, sepse sot duhet të rri në shtëpinë tënde”. 6Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim. 7Dhe kur e panë këtë, të gjithë murmurisnin, duke thënë: “Ai hyri të rrijë te një njeri mëkatar”. 8Dhe Zakeu u çua dhe i tha Zotit: “Ja, Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e asaj që kam dhe, po t’i kem marrëndonjë gjë ndokujt me mashtrim, do t’ia kthej katërfish”. 9Dhe Jezusi i tha: “Sot u bë shpëtim në këtë shtëpi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit. 10Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur”.
Mbi pikturën
Luka 18 përshkruan se si Bartimeu i verbër tashmë e “sheh” se Jezusi është Biri i Davidit, madje përpara se të shërohet. Në kapitullin tjetër (Luka 19), lexojmë se Zakeu, tagrambledhësi i pasur, dëshironte të “shihte se kush ishte Jezusi”.
Jezusi kalon përmes Jerikos gjatë rrugës për në Jerusalem, ku do ta kryqëzojnë. Ai vijon të shërojë dhe të çlirojë: “Nuk jam dërguar gjetiu, përveçse te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit” (Mateu 15:24). Shihni edhe Ezekieli 34:23.
Edhe Zakeu është një “dele e humbur”, një “bir i Abrahamit” që endet.
Jezusi po e kërkon. Ai thotë te vargu 10: “Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur”. Kërkimi i Jezusit i paraprin “dëshirës për të parë” të Zakeut.
Në Jeriko, që ishte në rrugën e kalimit, romakët mund të mblidhnin taksa të rënda. Zakeu, një kryetagrambledhës hebre nën shërbimin e romakëve, ishte i pasur. Tagrambledhësit ishin të urryer nga populli hebre sepse ata kërkonin taksa më të larta sesa romakët dhe një përqindje të tyre e përvetësonin.
Te Luka 18, kapitullin e mëparshëm, u shtrua çështja nëse një njeri i pasur mund të shpëtohej. Pasuria mund ta pengojë dikë që të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Por Jezusi thotë mbi këtë: “Gjërat që janë të pamundura për njeriun, janë të mundura për Perëndinë”. Kështu, edhe një kryetagrambledhës i pasur si Zakeu mund të shpëtohej.
Takimi me Jezusin e shtyu Zakeun të braktisë jetën e tagrambledhjes. Ai lirisht dhe vullnetarisht premtoi që të jepte gjysmën e pasurisë së tij te të varfrit dhe të paguante katërfish lekët që kishte grabitur nga njerëzit. Ai e quan Jezusin “Zotin” e tij.
Jezusi i premtoi atij shpëtim. Jeta e Zakeut ndryshoi thellësisht, dhe ata përreth tij, duke filluar me shtëpinë e tij, i ndjenë këto pasoja.