Gospelimages (Imazhe Ungjilli) është i përkushtuar për përhapjen e mesazhit Biblik sa më gjërësisht që të jetë e mundur përmes pikturave, por jo për arsye përfitimi. Përmes dyqanit të web-it është e mundur të blihen riprodhime të cilësisë së lartë në kanavacë të pikturës së zgjedhur. Të gjitha të ardhurat nga të drejtat do të jenë të disponueshme tek GlobalRize, “duke tejshkuar botën për Krishtin online”. www.globalrize.org Ju po largoheni nga website-i.
Kthehu te indeksi
Shkarkoe imazhin falas
Danieli interpreton ëndrrën e Nebukadnetsarit
Danieli 2:24-49
44 Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë,Teksti i plotë i biblës
24 Prandaj Danieli shkoi te Arioku, të cilit mbreti i kishte besuar detyrën të vriste njerëzit e ditur të Babilonisë; shkoi dhe i tha kështu: “Mos i vrit njerëzit e ditur të Babilonisë! Më ço përpara mbretit dhe do t’i jap interpretimin tim”.
25 Atëherë Arioku e çoi me nxitim Danielin përpara mbretit dhe i foli kështu: “Gjeta midis judenjve robër një njeri që do t’i bëjë të njohur mbretit interpretimin”.
26 Mbreti filloi t’i thotë Danielit, që quhej Beltshatsar: “A je i zoti të më bësh të njohur ëndrrën që pashë dhe interpretimin e saj?”.
27 Danieli u përgjigj në prani të mbretit dhe tha: “Sekreti për të cilin mbreti kërkoi interpretimin tim, nuk mund t’i përgjigjet mbretit as nga njerëzit e urtë, as nga astrologët, as nga magjistarët, as nga shortarët.
28 Por ka një Perëndi në qiell që zbulon sekretet, dhe ai i ka bërë të njohur mbretit Nebukadnetsar atë që do të ndodhë ditët e fundit. Kjo ka qenë ëndrra jote dhe vegimet e mendjes sate në shtratin tënd.
29 O mbret, mendimet që të kanë ardhur në shtratin tënd kanë të bëjnë me atë që ka për të ndodhur tani e tutje; dhe ai që zbulon sekretet të ka bërë të njohur atë që ka për të ndodhur.
30 Sa për mua, ky sekret m’u zbulua jo sepse kam më tepër dituri nga tërë të gjallët e tjerë, por me qëllim që interpretimi im t’i njoftohet mbretit, dhe ti të njihesh me mendimet e zemrës sate.
31 Ti ishe duke shikuar, o mbret, dhe ja një figurë e madhe; kjo figurë e stërmadhe, me një shkëlqim të jashtëzakonshëm, ngrihej para teje me një pamje të tmerrshme.
32 Koka e kësaj figure ishte prej ari të kulluar, gjoksi i saj dhe krahët e saj ishin prej argjendi; barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi,
33 kërcinjtë e saj prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile.
34 Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, por jo nga dora e njeriut, dhe goditi figurën në këmbët e saj prej hekuri dhe argjile dhe i copëtoi.
35 Atëherë hekuri, argjila, bronzi, argjendi dhe ari u copëtuan bashkë dhe u bënë si byku në lëmë gjatë verës; era i mori me vete dhe nuk u gjet më asnjë gjurmë e tyre. Por guri që kishte goditur figurën u bë një mal i madh, që mbushi tërë tokën.
36 Kjo është ëndrra; tani do të japim interpretimin përpara mbretit.
37 Ti o mbret, je mbreti i mbretërve, sepse Perëndia i qiellit të ka dhënë mbretërinë, pushtetin, forcën dhe lavdinë.
38 Ngado që banojnë bijtë e njerëzve, kafshët e fushës dhe shpendët e qiellit, ai i ka lënë në duart e tua dhe të ka bërë të sundosh mbi gjithë ata. Ti je koka e artë.
39 Mbas teje do të dalë një mbretëri tjetër, më e ulët nga jotja; pastaj një mbretëri e tretë prej bronzi, që do të sundojë mbi gjithë dheun.
40 Mbretëria e katërt do të jetë e fortë si hekuri, sepse hekuri copëton dhe thërrmon çdo gjë; ashtu si hekuri që copëton, kjo mbretëri do t’i copëtojë dhe do t’i thërrmojë tërë këto mbretëri.
41 Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej argjile poçari dhe pjesërisht prej hekuri, kështu kjo mbretëri do të ndahet; megjithatë, ajo do të ketë fortësinë e hekurit, sepse ti ke parë hekurin të përzier me argjilë të butë.
42 Dhe ashtu si gishtërinjtë e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile, kështu ajo mbretëri do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e brishtë.
43 Siç e pe hekurin të përzier me argjilën e butë, ata do të përzihen nga fara njerëzore, por nuk do të bashkohen me njeri-tjetrin, pikërisht ashtu si hekuri nuk amalgamohet me argjilën.
44 Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë,
45 pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut, për të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e tutje. Ëndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt.”
46 Atëherë mbreti Nebukadnetsar ra me fytyrë dhe ra përmbys para Danielit; pastaj urdhëroi që t'i paraqitnin një ofertë dhe temjan.
47 Mbreti i foli Danielit dhe tha: “Në të vërtetë Perëndia juaj është Perëndia i Perëndive, Zot i mbretërve dhe zbuluesi i sekreteve, sepse ti ke mundur të zbulosh këtë sekret”.
48 Atëherë mbreti e bëri Danielin të madh, i dha dhurata të shumta dhe të mëdha, e bëri qeveritar të gjithë krahinës së Babilonisë dhe kreun më të lartë të gjithë të diturve të Babilonisë.
49 … Ndërsa Danieli mbeti në oborrin e mbretit.
Mbi pikturën
Libri biblik i Danielit fillon me shpalljen se Nebukadnetsari, mbreti I Babilonisë, po rrethon dhe merr rob mbretin e Judës. Pas kësaj, të rinj, ‘që të mos kishin asnjë të metë, por të hijshëm, të pajisur me urti, që të kishin njohuri dhe të mësonin shpejt, që ishin të aftë të shërbenin në pallatin e mbretit’ u çuan po ashtu në Babiloni. Mes tyre ishte Danieli.
Kur Nebukadnetsari pati ëndrrën e tij, ai thirri njerëzit e tij ‘të ditur’: magjistarë, shortarë e astrologë, të cilët duhet t’i tregonin atij ëndrrën dhe interpretimin e saj. Ata nuk mundën ta bënin këtë. Kjo e bëri mbretin aq të zemëruar saqë deshi t’i vriste të gjithë njerëzit e ditur, mes të cilëve numëroheshin Danieli dhe miqtë e tij.
Atëherë Danieli kërkoi Nebukadnetsarit t’i jepte kohë që t’i shpjegonte ëndrrën mbretit. Nebukadnetsari pranoi, dhe Danieli e miqtë e tij Haniahu, Mishaeli dhe Azaria, iu drejtuan Perëndisë në lutje për zbulim të ëndrrës dhe të kuptimit të saj. Zoti u dha mëshirë atyre dhe ua bëri të njohur misterin:
20 Danieli filloi të thotë: “Qoftë i bekuar emri
i Perëndisë gjithmonë e përjetë, sepse atij i
përkasin dituria dhe forca”.
21 Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul
mbretërit dhe i larton, u jep dituri të
urtëve dhe dije atyre që kanë mend.
22 Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta,
njeh atë që është në terr dhe drita qëndron me të.
23 O Perëndi i etërve të mi, të falënderoj
dhe të lëvdoj, sepse më ke dhënë dituri dhe
force dhe më ke bërë të njoh atë që kemi kërkuar,
duke na bërë të njohim gjënë e kërkuar nga mbreti.
Shihni gjithashtu:
Ligji i Përtërirë 29:29. ‘Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë përgjithnjë, me qëllim që të zbatojmë tërë fjalët e këtij ligji’.
Danieli i tregon si ëndrrën dhe interpretimin e saj Nebukadnetsarit. Figura që ai ëndërroi përbëhej nga pjesë, të cilat përfaqësonin secila një mbretëri njerëzore. Figura do të goditet në këmbë nga një gur, çka do ta bëjë të copëtohet plotësisht. Ai gur simbolizon Mbretërinë ‘që nuk do të shkatërrohet kurrë, kjo mbretëri nuk do t’i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë’.
Kjo është mbretëria e Perëndisë, që po afron ardhjen e Mesias Jezus, dhe që do të jetë qartësisht dhe përfundimisht e vendosur mbi tokë në kthimin e Mbretit Jezus në Ditën e fundit.