Gospelimages (Imazhe Ungjilli) është i përkushtuar për përhapjen e mesazhit Biblik sa më gjërësisht që të jetë e mundur përmes pikturave, por jo për arsye përfitimi. Përmes dyqanit të web-it është e mundur të blihen riprodhime të cilësisë së lartë në kanavacë të pikturës së zgjedhur. Të gjitha të ardhurat nga të drejtat do të jenë të disponueshme tek GlobalRize, “duke tejshkuar botën për Krishtin online”. www.globalrize.org Ju po largoheni nga website-i.
Kthehu te indeksi
Shkarkoe imazhin falas
Lugina e kockave të thata
Ezekieli 37:1-14
4 Më tha ende: “Profetizoju këtyre kockave dhe u thuaj atyre: Kocka të thata, dëgjoni fjalën e Zotit. 5 Kështu ju thotë Zoti, Zoti, këtyre kockave: Ja unë po fus te ju frymë dhe ju do të rijetoni. 6 Do të vë mbi ju mishin, do t’ju mbuloj me lëkurë dhe do të shtie te ju frymën, dhe do të jetoni; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti”. 7 Profetizova ashtu si më ishte urdhëruar; ndërsa profetizoja, pati një zhurmë, dhe ja, një tronditje, pastaj kockat iu afruan njëra-tjetrës.Teksti i plotë i biblës
1 Dora e Zotit u ndodh mbi mua, më çoi jashtë në Frymën e Zotit dhe më lëshoi në mes të një lugine që ishte plot me kocka.
2 Pastaj më bëri të kaloj afër tyre, rreth e qark, dhe ja, ishin në sasi të madhe, mbi sipërfaqen e luginës, dhe ja, ishin shumë të thata.
3 Më tha: “Bir njeriu, a mund të rijetojnë këto kocka?”. Unë u përgjigja: “O Zot, o Zot, ti e di”.
4 Më tha ende: “Profetizoju këtyre kockave dhe u thuaj atyre: Kocka të thata, dëgjoni fjalën e Zotit.
5 Kështu ju thotë Zoti, Zoti, këtyre kockave: Ja unë po fus te ju frymë dhe ju do të rijetoni.
6 Do të vë mbi ju mishin, do t’ju mbuloj me lëkurë dhe do të shtie te ju frymën, dhe do të jetoni; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti”.
7 Profetizova ashtu si më ishte urdhëruar; ndërsa profetizoja, pati një zhurmë, dhe ja, një tronditje, pastaj kockat iu afruan njëra-tjetrës.
8 Ndërsa po shikoja, ja ku u rritën mbi ta dejet dhe mishi, që lëkura i mbuloi, por fryma nuk ishte tek ato.
9 Atëherë ai më tha: “Profetizoji frymës, profetizo bir njeriu dhe i thuaj frymës: “Kështu thotë Zoti, Zoti, Frymë, eja nga të katër erërat dhe fryj mbi këta të vrarë, që të jetojnë”.
10 Kështu profetizova, si më kishte urdhëruar, dhe fryma hyri në to, dhe u kthyen në jetë dhe u ngritën më këmbë, ishte një ushtri e madhe, shumë e madhe”.
11 Pastaj më tha: “Bir njeriu, këto kocka janë gjithë shtëpia e Izraelit. Ja ato thonë: “Kockat tona janë të thata, shpresa jonë është zhdukur dhe ne jemi të humbur”.
12 Prandaj, profetizo dhe u thuaj atyre: kështu thotë Zoti, Zoti: ja, unë do të hap varret tuaja, do t’ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im, do t’ju çoj përsëri në vendin e Izraelit”.
13 Do të pranoni që unë jam Zoti, kur të hap varret tuaja dhe t’ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im.
14 Do të shtie te ju Frymën tim dhe ju do të jetoni, dhe do t’ju çoj në tokën tuaj, atëherë do të pranoni që unë Zoti, fola, dhe e kam kryer këtë gjë, thotë Zoti.
Mbi pikturën
Profeti Ezekiel rrjedh nga një gjenealogji priftërinjsh dhe jeton në mërgim në Babiloni. Si profet rojtari, ai lajmëron Izraelitët për gjykimin që po afron për shkak të idhujtarisë së tyre. Ata refuzuan të pendoheshin, ndaj erdhi gjykimi.
Megjithatë Zoti, Perëndia i besëlidhjes, nuk largohet nga populli i Tij. Ai i jep vegime profetit Ezekiel. Vegimi i kockave të thata tregon besnikërinë besëlidhore të Perëndisë, edhe në këtë gjendje të errët dhe të dëshpëruar të mërgimit: Në fund, Jerusalemi shtrihet në rrënojë, dhe populli është i shpërndarë.
Ezekieli duhet të profetizojë për llogari të Zotit. Kockat atëherë, mblidhen së bashku dhe formojnë skelete të plota, e pastaj trupa të plotë. Profeti atëherë profetizon te Fryma e Shenjtë dhe Fryma i jep jetë trupave të vdekur. Shihni edhe Zanafillën 2:7.
Kështu, Zoti do të “ngrejë nga varri” popullin hebre të shpërndarë në mërgim dhe do t’i sjellë ata te toka e Izraelit. Pastaj do të fryjë frymën mbi ta, dhe ata do të jetojnë, do t’i shërbejnë Zotit, dhe do të shenjtërojnë emrin e Tij.
Në kapitujt 34 dhe 36, Zoti tashmë ka bërë premtime për të ardhmen e popullit të Izraelit:
Te Ezekieli 34, premtohet ardhja e Atij, që është Bariu i Mirë: “Shërbëtori im Davidi (pra, Jezusi, Biri I Davidit)”, i Cili do të kullotë dhe bekojë delet e shpërndara të Izraelit në token e tyre.
Te Ezekieli 36, është premtuar rigjallërimi shpirtëror. Perëndia sjell në jetë njerëz shpirtërisht të vdekur, që emri i Tij të shenjtërohet:
Ezekieli 36:25-28
25 Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër, do t’ju pastroj nga të gjitha ndyrësitë tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj.
26 Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një frymë të re, do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi.
27 Do të vë brenda jush Frymën tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni dekretet e mia.
28 Do të banoni në vendin që ju dhashë etërve tuaj, ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj.
Risjellja te toka dhe rigjallërimi i Izraelit është vetëm fillimi. Tek Ezekieli 37: 21-28, Perëndia premton se fiset do të bashkohen dhe do të drejtohen nga një mbret i cili do të jetë pasardhës i Davidit. Besëlidhja e paqes e Perëndisë, kështu do të përmbushet: Ai Vetë do të banojë mes tyre.
Jezusi tha: “Nuk jam dërguar gjetiu, përveçse te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit”. Mateu 15:24.
Përtëritja e Izraelit dhe përkujdesja e Zotit Jezus mbi “delet e tjera” janë të lidhura; “Unë kam dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe, duhet t’i sjell edhe ato dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jenë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm”. Gjoni 10:16.
Ai tha gjithashtu: “Në të vërtetë, në të vërtetë, po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e dëgjojnë do të jetojnë”. Gjoni 5:25.